Tel: 00355 4 2223991; 00355682021894

Qendra Kryesore E Biznesit Ne Shqiperi.

Kush JEMI

“Konfindustria Shqiptare” është shoqatë e pavarur, jo politike dhe pa qëllim fitimi e sipërmarrësve të bashkuar shqiptarë të sferës së prodhimit, ndertimit dhe ofrues të shërbimeve,

– Konfindustria Shqiptare është person juridik në Republikën e Shqipërisë e regjistruar në regjistrin e Organizatave Jofitimprurese, prane Gjykates se Rrethit Tirane.nr. 1517 dt 11.11.2005

Konfindustria shqiptare ka si qellim kryesor:

– Bashkimin e të gjithë siparmarrësve të biznesit prodhues dhe ofrues shërbimesh dhe llojeve të tjera të aktiviteteve fitimprurëse në një organizatë të pavarur nga aktorët e tjerë ekonomik dhe publik, me qëllim marrjen e përgjegjësive të plota që i takojnë këtij grupi në drejtim të zhvillimit ekonomik te vëndit mbeshtetur ne shfrytezimin me efektivitet maksimal e te gjitha mundesive natyrore, gjeografike dhe njerezore.

 

– Oponencën konstruktive në drejtim të përmirësimit të funksionimit të institucioneve shtetrore të lidhura organikisht me ushtrimin e veprimtarisë të ndërmarrjeve të biznesit.

 

– Ofrimin e asistencës teknike ndërmarrjeve të biznesit në përgjithësi dhe antarë të KISH në lidhje me përgatitjen e studimeve të tregut, leverdishmërisë së investimit, mjedisit fiskal, futjen e teknologjive të reja, skemave informatike për mbajtjen dhe pasqyrimin e veprimtarisë ekonomike, etj.

 

– Ofrimin e asistencës teknike parandalimin e veprimeve ekonomike dhe financiare që cënohen nga efektet negative të skemave globalizuese.

 

– Krijimin e instrumentave mbrojtës ligjorë të përhershëm te specializuar ndaj veprimeve të mundëshme abuzive te institucioneve shteterore ose/dhe perfaqesuesve te vecante te saj.

 

– Përpjekja për krijimin dhe institucionalizimin e kontakteve të përhershme me qeveri dhe organizatat simotra të huaja si dhe me grupe e kompani të fuqishme ndërkombëtare për të rritur kontaktet dhe besimin e kapitalit të huaj ndaj kapitalit vëndas.

 

– Orientimit te projekteve investuese të investitoreve te huaj privat ne Shqiperi per te patur partner vendas.

 

– Nxitjen e eksportit shqiptar dhe gjetja e tregjeve te huaja për antarët e shoqatës.

 

– Dhenien e mbrojtjes juridike te specializuar per problemet qe bizneset shqiptare mund te kene gjate ushtrimit te aktivitetit te tyre ne tregje te huaja.

 

– Krijimin e nje sistemi kualifikues professional dhe integrimin e tij në rrjetet e ngjashme të shoqatave të tjera simotra europiane per pergatitjen dhe rritjen e aftësive menaxheriale të bisnesmenëve me njohurite me te reja me politikat industriale te BE dhe shteteve te tjera, te mbrojtes se prodhimit vendas, te sistemit te kreditimit dhe atij bankar, marketingut modern, te drejtes nderkombetare tregetare, etj.

 

– Krijimin e kushteve për nxitjen e një lobingu të fuqishëm të biznesit vëndas për mbrojtjen e interesave investuese dhe tregëtare kombëtare në drejtim të investimeve të mëdha publike, privatizimit të ekonomisë dhe në veçanti të privatizimit të sektorëve strategjikë dhe trajtimit racional të politikave fiskale dhe sociale të qeverisë me efekte mbi barrën fiskale.

 

– Përpjekjen për krijimin e kushteve institucionale për lehtësimin e regjimit të vizave në drejtim të qarkullimit të bizneseve jashtë vëndit me ndihmën e qeverisë shqiptare dhe lidhjeve ndërkombëtare.

Konfindustria Shqiptare eshte anetare e ketyre Organizmave:

– Keshilli Konsultative te Biznesit prane Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes


– UBCCE Bashkimi i Bizneseve te Detit te Zi dhe Kaspik


– BUSINESSMED


– Euro-Med TDS ( Inisiativa Mesdhetare per Tregti, Transport dhe Sherbime


– Organizata e Ndermarjeve te Vogla dhe te Mesme te Ballkanit


– UNDP Global Pact


– Pakti Global I Organizates se Kombeve te Bashkuara


Marreveshje bashkepunime me:

Confindustria Venetto; Assomet; Confindustria Lecce; 

Confindustria Piemonte; API,CNA, 

Instituto Italian Certificazione Qualita;

Cammera di Comercio Italo Orientale; 

ITALALBANIA, Bashkimi i Industrialisteve te Turqise etj.

ORGANIGRAMA