Tel: 00355 4 2223991; 00355682021894

Qendra Kryesore E Biznesit Ne Shqiperi.

Takim me Zv.ministrin i Ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit Italian

Shqipëria shihet aktualisht, si alternativa më e mirë për investimet italiane.
Një fakt I tillë është pohuar nga përfaqësuesit e biznesit italian, gjatë një takimi që ata zhvilluan dje me zv.ministren e Ekonomisë,Tregtise dhe Sipermarjes Brunilda Paskali.
“Pas trazirave në tregjet tradicionale (Tunizi, Egjipt etj.),ku investimet italiane kanë hasur në vështirësi, eshte pare si alternativën më të mirë shtetin fqinj, Shqipërine”, – është shprehur saktësisht gjatë këtij takimi, Presidenti i Nderit të Konfindustrise Shqiptare në Itali, Giovanni Firera. Duke shtuar se Shqipëria shihet me një sy të tillë prej biznesmenëve italianë, edhe për shkak të pozicionit të saj gjeografik. E duke ndërthurur këto dy elemente shumë të rëndësishme për sipërmarrjen private si të tillë, Firera tha se vendi ynë shihet si mjaft tërheqës për investime nga pala italiane. Mes të tjerash, ai nuk la pa përmendur edhe faktin se Shqipëria tregon një mikpritje e miqësi të veçantë ndaj Italisë, faktor i cili u shtohet atyre që i bindin sipërmarrësit italianë të ndërmarrin nismën për të investuar në vendin tonë. Lidhur me një fakt të tillë, Firera u shpreh se rreth 30 biznese nga Sicilia dhe rajoni i Piemontes kanë shfaqur interesin për të investuar në Shqipëri. Konkretisht, sipas tij, bëhet fjalë për investime që ata parashikojnë të ndërmarrin në fusha të tilla si ndërtimi, energjia e rinovueshme, turizem, bujqësi apo edhe në atë farmaceutike.

Nga ana e saj, zv.ministrja i Ekonomisë, B. Paskali, u shpreh se të tilla sipërmarrje nga vendi fqinj, drejt vendit tonë, janë të mirëpritura. Duke shprehur kënaqësinë që pala italiane shfaq interesat për të prekur pothuajse të gjitha fushat mbi investimet në ekonomi, ajo përmendi gjithashtu edhe faktin se të tilla sipërmarrje gëzojnë mbështetjen e palës shqiptare dhe qeverisë sonë në veçanti. Në tërësi, sipas saj, reformat që ka marrë qeveria shqiptare në drejtim të klimës së biznesit, në drejtim të thithjes së investitorëve të huaj, por gjithashtu edhe reformat e tjera që kanë të bëjnë me strukturën e ekonomisë shqiptare janë pikërisht ato të duhurat për afrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”. “Edhe reformat e ndërmarra në reformimin e ekonomisë, reforma e quajtur strukturale, por edhe ajo e fiskalitetit, kanë mundësuar që ekonomia shqiptare ta përballojë me sukses të plotë krizën ekonomike mbarëbotërore, si dhe të bëjë të mundur arritjen e shifrave rekord, falë edhe kontributit të investitorëve italianë”, – bëri me dije Paskali. Duke shtuar se “Shqipëria ofron shumë mundësi apo potenciale të jashtëzakonshme për të investuar në sektorin e naftës, gazit, turizmit, farmaceutikës, industrise fason etj”. Kjo, sipas zv.ministrit shqiptar të Ekonomisë, jo vetëm për shkak të fleksibilitetit të tregut të saj të punës, jo vetëm për hir të regjimit fiskal ndër më të ulëtit sot në botë, por gjithashtu për të gjithë llojet e infrastrukturave të prekshme që qeveria shqiptare ofron në ndihmë të investitorëve vendas e
të huaj.
Ne fund zv. Ministrja Paskali prezantoi nismen e fundit te Qeverise Shqiptare mbi Incentivat
ne Industrine Fason.
Nisma ne tre gjuhe Anglisht, Italisht, Shqip, eshte edhe ne Info Desk te Konfindustrise Shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *